Aktualitet

"Kalimtarët ndërhynë për ta dërguar në spital"/ Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, çfarë dihet nga ngjarja?

Bëhet me dije se dy prej tyre, nxënës të klasës së tetë janë grindur me viktimën i cili ishte i shoqëruar nga një bashkëmoshatar tjetër i cili ka mbetur i plagosur.

18 Nëntor 2024, 16:11 Nga M.B
"Kalimtarët ndërhynë për ta dërguar në
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë pas një sherri me thika të ndodhur panë shkollës 9-vjeçare "Fan Noli", rreth orës 13:10 minuta të së hënës. 14-vjeçari me inicialet M.C., ndërroi jetë në spitalin e Traumës nga plagët në bark dhe në zemër. Bëhet me dije se dy prej tyre, nxënës të klasës së tetë janë grindur me viktimën i cili ishte i shoqëruar nga një bashkëmoshatar tjetër i cili ka mbetur i plagosur.

Teksa konflikti ka agravuar, raportohet se një prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin me inicialet M.C. Pasi është goditur me thikë, i mituri është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe ka nisur të humbë gjak, më pas është rrëzuar në trotuarin para shkollës. 14-vjeçari është rrethuar nga fëmijët e tjerë të shkollës, që janë përpjekur t’i ndalin gjakderdhjen nga plaga në pjesën e majtë të stomakut.

Pak minuta pasi ka qëndruar i shtrirë në trotuar 14-vjeçari ka humbur ndjenjat. Sipas informacioneve, një pjesë e nxënësve në vendin e ngjarjes vrapuan të lajmërojnë mësuesit ndërsa disa kanë marrë në telefon ambulancën dhe disa policinë. Gjithashtu bëhet me dije se për të dërguar 14-vjeçarin në spital kanë ndërhyrë kalimtarë të rastit që e kanë marrë me makinë.

Nga ana tjetër, sipas policisë, 14-vjeçari ishte qëlluar disa herë me thikë, ndërsa në komisariat është shoqëruar një prej të përfshirëve. Po ashtu lidhur me ngjarjen bëhet me dije se një prej nxënësve që ishte pjesë e konfliktit është në gjëndje të stabilizuar në spital. 

Kjo ngjarje e rëndë risjell në vëmendje problemin e madh të sigurisë në shkolla, me adoleshentë që hyjnë dhe dalin nga ambientet e institucioneve arsimore të pajisur me thika. Veç këtij problemi, kjo ngjarje e rëndë tregoi dhe njëherë mungesën e shpejtësisë dhe efektivitetit të institucioneve të shëndetësisë dhe sigurisë për të reaguar në kohë.

vrasja e 14-vjecarit ne tirane

Sondazh

Poll