Aktualitet

Tërhoqi nënën zvarrë/ Flet gruaja e Alban Mansakut: Jemi shokuar nga pamjet! Fëmijët kanë përjetuar keq komentet

Blerta shtoi se janë shokuar nga pamjet, që janë filmuar nga kamerat e komshiut. Sipas saj, edhe fëmijët nuk janë mirë psikologjikisht nga pamjet e transmetuara dhe komentet.

18 Nëntor 2024, 14:05 Nga N.F
Tërhoqi nënën zvarrë/ Flet gruaja e Alban Mansakut: Jemi
Razije Mansaku

TIRANË- Gruaja e Alban Mansakut që tërhoqi zvarrë nënën e tij Razijen në Zall Dajt ka folur së fundmi në lidhje me ngjarjen. Gruaja e Albanit, Blerta e ftuar në emisionin "Me zemër të hapur" në Neës 24 tha se ka ikur nga Shqipëria bashkë me fëmijët për një jetë më të mirë. Blerta shtoi se janë shokuar nga pamjet, që janë filmuar nga kamerat e komshiut. Sipas saj, edhe fëmijët nuk janë mirë psikologjikisht nga pamjet e transmetuara dhe komentet.

"Albani konsumonte alkool, por nuk ishte kaq shumë problematik. Kemi pasur lokal. Kam ikur për jetë më të mirë. Nuk kam folur me Albanin që kur ai është arrestuar. Jam shkatërruar nga pamjet e transmetuara. Fëmijët kanë përjetuar keq pamjet dhe komentet," tha ajo.

alban mansaku blerta mansaku

Sondazh

Poll