Aktualitet

U arrestuan gjatë operacionit antidrogë të SPAK/ GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për 10 trafikuesit

Dy prej shtetasve të huaj të arrestuar kanë dhënë dëshminë e tyre para Gjykatës. Njëri nga venezuelianët ka deklaruar para gjykatësit se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë mbjellje të flokëve, duke mohuar akuzën për pjesëmarrje në organizatën kriminale.

18 Nëntor 2024, 14:21 Nga N.F
U arrestuan gjatë operacionit antidrogë të SPAK/ GJKKO lë
Të arrestuarit

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme për të lënë në fuqi arrestin me burg për 10 të arrestuarit gjatë operacionit antidrogë të SPAK. 10 të arrestuarit u vendosën në pranga si pjesëtarë të grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine. Ata u paraqitën sot para togave të zeza ndërsa janë njohur me masën e sigurisë.

Gjykata vendosi që të 10-të të qëndrojnë në qeli. Të arrestuarit janë Geis Fejsullai, Klajdi Birçe, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi, Hiëlen Narvaez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano.

Dy prej shtetasve të huaj të arrestuar kanë dhënë dëshminë e tyre para Gjykatës. Njëri nga venezuelianët ka deklaruar para gjykatësit se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë mbjellje të flokëve, duke mohuar akuzën për pjesëmarrje në organizatën kriminale. Edhe i huaji tjetër ka mohuar përfshirjen duke thënë se ka ardhur në Shqipëri për të blerë rroba të përdorura.

Nga të dhënat hetimore, mësohet se lëkurët ishin magazinuar në Mullet ndërsa në Qereke bëhej përpunimi. Ndërkohë sasia e kokainës mbetet ende e papërcaktuar. Seanca ndaj tyre nisi në orën 09:30 minuta dhe pati një ndërprerje 30 minuta që avokatët të njihen me kërkesën e prokurorisë.

Droga e cila futej në Shqipëri nëpërmjet lëkurës së gjedhit, ekstraktohej më pas nga kimistët nga Venezuela dhe Kolumbia në laboratorin në Qerekë të Fushë Krujës. Mësohet se pronar i ndërtesës ku ishte ngritur laboratori i drogës është Endi Sejdini, 25 vjeç. Endi Sejdini kishte një mobileri në zonë dhe nuk rezulton person me rekorde kriminale. 

operacioni i spak

Sondazh

Poll