Aktualitet

Gjendet i pajetë në një hotel në Elbasan 63-vjeçari italian, dyshimet e para

Më tej bën me dije se viktima ishte akomoduar në një hotel në fshatin Tregan ku dhe u gjet i pajetë. Policia paraprakisht dyshon se 63-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale por vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

18 Nëntor 2024, 12:40 Nga N.F
Gjendet i pajetë në një hotel në Elbasan 63-vjeçari
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 63-vjeçar italian është gjetur i pajetë në një hotel në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë trupi i pajetë i italianit u gjet mëngjesin e sotëm. 

Më tej bën me dije se viktima ishte akomoduar në një hotel në fshatin Tregan ku dhe u gjet i pajetë. Policia paraprakisht dyshon se 63-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale por vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi i plotë:


Një shtetas italian ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Elbasan. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale, por policia vijon hetimet.


Sipas informacioneve zyrtare nga policia, mëngjesin e sotëm, në fshatin Tregan, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, në hotelin ku ishte akomoduar, shtetasi italian L. R., 63 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

gjendet i pajete italiani ne elbasan

Sondazh

Poll