Aktualitet

Plagosi pronarin e tokës pas një konflikti për pronën, shpallet në kërkim 41-vjeçari në Vlorë

Mësohet se ai është shpallur në kërkim pasi ka plagosur një 69-vjeçar pas një konflikti për një pronë. Sipas njoftimit të policisë konflikti ka ndodhur një ditë më parë, më 17 nëntor në lagjen “Uji i Ftohtë”.

18 Nëntor 2024, 12:45 Nga N.F
Plagosi pronarin e tokës pas një konflikti për pronën,
Foto ilustruese

KORÇË- Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se ai është shpallur në kërkim pasi ka plagosur një 69-vjeçar pas një konflikti për një pronë. Sipas njoftimit të policisë konflikti ka ndodhur një ditë më parë, më 17 nëntor në lagjen “Uji i Ftohtë”.

41-vjeçari është konfliktuar me pronarin e tokës dhe më pas konflikti ka agravuar në plagosje. Policia thekson se 41-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Pushtimi i tokës”.  I plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë: 

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin J. B., 41 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Pushtimi i tokës”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.11.2024, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është konfliktuar fizikisht me shtetasin S. H., 69 vjeç, banues në Vlorë, për një sipërfaqe toke në pronësi të këtij të fundit. Shtetasi S. H. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e shtetasit J. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

plagoset pronari i tokes shpallet ne kerkim 41-vjeçari ne vlore policia

Sondazh

Poll