Aktualitet

Prej ditësh po frekuentonin llixhat kurative të Treganit/ 63-vjeçari italian vdiq në duart e gruas, nuk u ndje mirë teksa po dilnin për të ngrënë mëngjes

Çifti ishte akomoduar në hotel prej disa ditesh pasi frekuentonin llixhat kurative të Treganit të Elbasanit.

18 Nëntor 2024, 12:53 Nga N.F
Prej ditësh po frekuentonin llixhat kurative të Treganit/
Foto ilustruese

ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 63-vjeçarit italian në Elbasan. Mësohet se 63-vjeçari italian ndodhej në një hotel në Tregan së bashku me gruan. Çifti ishte akomoduar në hotel prej disa ditesh pasi frekuentonin llixhat kurative të Treganit të Elbasanit.

Ndërkohë raportojet se çifti sot kur ishte bërë gati për të dalë së bashku me bashkëshorten për të zbritur në restorantin e hotelit për të konsumuar mëngjesin, 63-vjeçari kishte thënë se nuk ndjehej mirë. Menjëherë është njoftuar mjeku i qendres kurative dhe autoambulanca, por ka ndërruar jetë në krahët e bashkëshortes. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes së tij mund të ketë qenë ataku kardiak.

humb jetwn 63-vjeçari italian ne elbasan

Sondazh

Poll