Politike

"Të pritet presin me vezë e domate kudo që të vërë këmbën", Berisha për takimin në Londër: Kemi paguar 25 herë më pak se Ediskobari për sallën

Ai kërkoi mirëkuptimin e atyre që nuk mundën të ishin në takim, për shkak të vendeve në sallë.  Kjo sepse sipas tij, PD ndjek standarde të tjera dhe salla që kishin kontraktuar, kushtonte gjithsej 750 paund.

18 Nëntor 2024, 13:25 Nga r.ll
"Të pritet presin me vezë e domate kudo që të
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur folur në konferencën e sotme edhe për takimin e djeshëm të PD me shqiptarët në Londër. Ai kërkoi mirëkuptimin e atyre që nuk mundën të ishin në takim, për shkak të vendeve në sallë. 

Kjo sepse sipas tij, PD ndjek standarde të tjera dhe salla që kishin kontraktuar, kushtonte gjithsej 750 paund. Kryedemokrati shtoi se ky çmim ishte 25 herë më pak se salla që kryeministri Edi Rama ka kontraktuar për takimin e tij.

Berisha iu drejtua shqiptarëve atje "ta presin me vezë e domate Edi Ramën kudo që të vërë këmbën, jashtë vendit dhe në çdo qytet të Shqipërisë".

"Dëshiroj të falenderoj me shumë mirënjohje ata qindra e qindra bashkëatdhetarë tanë në Britaninë e Madhe, në Londër, për takimin e djeshëm, një takim me një pjesëmarrje masive, me një entuziazëm të papërmbajtur, me një diskutim të hapur. Mirënjohjen më të thellë secilit prej tyre, i pranishëm në atë sallë. Ndjesën më të madhe të gjithë atyre qindra e qindra që nuk gjetën vend në sallë, se salla duhej të ishte edhe dy herë më e madhe që t’i merrte të githë.

Por edhe mirëkuptimin e tyre, se ne ndjekim standarde të tjera në takimet tona. Salla që dega e PD kishte kontraktuar, kushtonte gjithsej 750 paund. Pra, kushtonte 25 herë më pak se sa salla që Ediskobari ka kontraktuar. Dhe përsëri ne do ruajmë këto standarde. Këto standarde u provuan fitimtare.

1.6 miliardë dollarë u shpenzuan në fushatën e zonjës Kamala Harris. Imagjinoni ju, me të gjithë lustrën e Hollivudit dhe këngëtarëve më të mëdhenj të atij vendi, lumë milionash, miliardash, por fitoi jo luksi, salltanetet dhe korrupsioni. U ndala këtu për të ftuar çdo qytetar, të mbani shënim këto shpenzime të shfrenuara të Edi Ramës se që të gjitha direkt apo indirekt janë vjedhje të taksave ose pasurive tuaja. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme bashkatdhetarëve tanë dhe ftesa ime: me guxim, ta presin me vezë e domate Edi Ramën kudo që të vërë këmbën, jashtë vendit dhe në çdo qytet të Shqipërisë. Armiku është armiku dhe nuk duhet hezituar për të shprehur zemërimin ndaj tij.", u shpreh Berisha. 

sali berisha takimi i pd ne londer

Sondazh

Poll