Politike

"PD ka bisedime me çdo ambasadë", Berisha: Pas largimit të Yuri Kim, kontaktet me ambasadën amerikane kanë qenë periodike

Ai shtoi se kanë qenë takime rutinë dhe prandaj nuk është bërë njoftime për to. 

18 Nëntor 2024, 13:18 Nga r.ll
"PD ka bisedime me çdo ambasadë", Berisha: Pas largimit
pamje nga konferenca e berishes

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në konferencën e sotme me gazetarët se PD ka bisedime dhe takime me çdo ambasadë të vendeve perëndimore. 

Konkretisht për ambasadën amerikane në vend, Berisha tha se pas largimit të Yuri Kim, të cilën e cilësoi si "ambasadorja më e korruptuar pas Romana Vlahutin", kontaktet e PD me ta kanë qenë periodike. Ai shtoi se kanë qenë takime rutinë dhe prandaj nuk është bërë njoftime për to. 

"Mund t’u pohoj se me çdo ambasadë të vendeve perëndimore, kontaktet, takimet, bisedimet e PD-së kanë qenë të pandërprera dhe të vazhdueshme. Në nivel ambasador, në nivel zëvendësi, sipas rastit. Kështu që kjo parti është e hapur. Është parti e hapur për përfaqësuesit e të gjitha vendeve demokratike.

Konkretisht me ambasadën amerikane, pas largimit të Juri Kim nga Shqipëria, që do hyjë në analet e diplomacisë si ambasadorja më e korruptuar që ka shkelur në tokën shqiptare pas Romana Vlahutin, kontaktet tona kanë qenë do të thosha periodike, normale. Kjo është e vërteta. Këto takime, nuk kemi bërë ndonjë si të thuash, ndonjë njoftim për to, kanë qenë rutinë dhe kaq.", tha Berisha. 

sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll