Aktualitet

Presin të njihen me masat e sigurisë, ndërpritet seanca në Gjykatën e Posaçme për 10 të arrestuarit nga operacioni i SPAK

10 të arrestuarit presin të njihen me masën e sigurisë ndërsa seanca është ndërprerë për 30 minuta. Arsyeja e ndërprerjes mësohet se është bërë që avokatët të njihen me kërkesën e Prokurorisë.

18 Nëntor 2024, 11:00 Nga N.F
Presin të njihen me masat e sigurisë, ndërpritet seanca në
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme 10 pjestarët e grupit kriminal që trafikonte drogë nga vendet e Amerikës Latine janë paraqitur para togave të zeza. 10 të arrestuarit presin të njihen me masën e sigurisë ndërsa seanca është ndërprerë për 30 minuta. Arsyeja e ndërprerjes mësohet se është bërë që avokatët të njihen me kërkesën e Prokurorisë.

Të arrestuarit janë Geis Fejsullai, Klajdi Birçe, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi, Hiëlen Narvaez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano. Seanca nisi rreth orës 09:30 ndërsa ata do të të njihen me masat e sigurisë.


Droga e cila futej në Shqipëri nëpërmjet lëkurës së gjedhit, ekstraktohej më pas nga kimistët nga Venezuela dhe Kolumbia në laboratorin në Qerekë të Fushë Krujës. Mësohet se pronar i ndërtesës ku ishte ngritur laboratori i drogës është Endi Sejdini, 25 vjeç. Endi Sejdini kishte një mobileri në zonë dhe nuk rezulton person me rekorde kriminale. 

operacioni i spak gjykata e posacme

Sondazh

Poll