Aktualitet

Operacion kundër mashtrimit ekonomik në Tiranë dhe Shkodër/ Arrestohet 17 persona dhe kryhen kontrolle në 32 ambiente, ja çfarë është sekuestruar

Ndërkohë në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

18 Nëntor 2024, 10:32 Nga r.ll
Operacion kundër mashtrimit ekonomik në Tiranë dhe Shkodër/
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me operacionin policor që po kryhet kundër mashtrimit ekonomik. Bëhet me dije se operacioni, hetimet e të cilit kanë nisur prej disa muajsh, është shtrirë në Tiranë dhe Shkodër. 

Deri tani janë arrestuar 17 persona si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në të dy qytetet. Ndërkohë në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. Operacioni është ende në vijim ndërsa priten detaje të reja në vazhdim.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Policia e Shtetit

Në përgjigjje të interesit të medias, mbi një operacion policor, aktualisht në zhvillim, ju sqarojmë se:

Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda speciale, po zhvillohet sot, operacioni policor i koduar “USDT-1”.

Zhvillimi i këtij operacioni, rezultat i punës së mirorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.

Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, Policia e Shtetit do të japë njoftim të detajuar për median dhe qytetarët.

operacioni usdt-1 tirane shkoder policia e shtetit

Sondazh

Poll