Sport

Presidenti Duka: “Do ishte më mirë nëse do t’i kursenim vërshëllimat te himni i Çekisë. Tani kemi një finale me Ukrainën”!...

Amand Duka, pas ndeshjes në rrjetet e tij sociale ka falënderuar lojtarët për angazhimin në fushë, stafin dhe tifozët, të cilët edhe i shigjetoi.

17 Nëntor 2024, 04:04 Nga DOSJA
Presidenti Duka: “Do ishte më mirë nëse do t’i

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, reagoi në rrjetet sociale pas barazimit pa gola të Shqipërisë ndaj Çekisë në Nations League. Sipas tij, do të ishte më mirë, nëse do të ishin kursyer vërshëllimat te himni i Çekisë.

“Barazuam në shtëpi me Çekinë, një kundërshtar i fortë që kryeson grupin tonë në UEFA Nations League. Falënderoj djemtë e ekipit për angazhimin në fushë, stafin, si dhe tifozët për mbështetjen e dhënë nga shkallët e stadiumit.

Nëse do t’i kursenim ato vërshëllima në momentin e himnit të Çekisë do të ishte edhe më mirë. Tani le të mendojmë për ndeshjen e së martës me Ukrainën, të cilën duhet ta luajmë si finale. Me besim dhe me mbështetjen e tifozëve, mund t’ia dalim”,- shkruan Duka.

Shqipëria barazoi pa gola ndaj Çekisë dhe mban vendin e tretë në grup me 7 pikë të grumbulluara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll