Sport

“Çekia kishte ardhur për barazim”, kapiteni Ismajli shpreson: “Por jemi ende në lojë, kemi ndeshjen me Ukrainën…”

Kapiteni i Kombëtares, Ardian Ismajli, e cilëson ndeshjen e sotme ndaj Çekisë si një mundësi të humbur, pasi kundërshtarët morën barazimin që kishin kërkuar.

17 Nëntor 2024, 03:12 Nga DOSJA
“Çekia kishte ardhur për barazim”, kapiteni Ismajli

TIRANE - “Kjo ndeshje ishte me pjesë-pjesë. Është e vërtetë që na dominuan në 25 minutat e para. Për fat goditën shtyllën. Edhe ne patëm disa raste, jo shumë.

Në pjesën e dytë patëm në kontroll gjithçka, Çekia u kthye mbrapa. Si e patë, çekët kishin ardhur për barazim, morën atë që deshën. Ne tentuam, por jemi ende në lojë, kemi ndeshje me Ukrainën dhe shpresojmë më të mirën.

Besoj që në ndeshjen e parë, kemi luajtur shpesh me ta dhe në ndeshjen e parë nuk e kishim parë ndonjëherë në kombëtare, Horin. Edhe pse shënoi, i pari ishte me fat, i dyti ishte i mirë.

Sot i kishim marrë masat, se e kemi ditur pikën e fortë të tij dhe e kemi neutralizuar jashtëzakonisht shumë”, tha Ismajli për SuperSport pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll