Sport

Sfida e dytë si titullar, Tuci: “Duhet të isha më shumë në sulm, goli do të vijë”

Shqipëria barazoi 0-0 përballë Çekisë. Sfida në stadiumin “Air Albania” ishte e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

17 Nëntor 2024, 03:43 Nga DOSJA
Sfida e dytë si titullar, Tuci: “Duhet të isha më

TIRANE - Sulmuesi shtatlartë, Indrit Tuci, zhvilloi ndeshjen e dytë si lojtar titullar në radhët e kuqezinjve të Kombëtares, në sfidën ndaj Çekisë (0-0). Pas ndeshjes ai deklaroi:

“Ishte një lojë e vështirë sepse unë luaj dhe në Çeki. Do e kesh lojtarin çek nga mbrapa, vështirë të gjesh hapësira. Besoj kur bëmë 3-4 pasime bashkë, gjetëm mënyrë për të dalë dhe ishim të rrezikshëm.

Duhet të ndihmosh ekipin sa më shumë, pastaj nuk ke shumë energji për përpara. Duhet të isha më shumë në sulm se sa në mbrojtje, besoj duhet të jepja 100%, të vrapoja sa të mundja. Golin nuk e kam në dorë, por performancën po dhe besoj se goli do të vijë.

Trajneri më ka dhënë besimin, më ka futur në dy ndeshje nga fillimi, shpresoj t’ja kem shpërblyer. Si thashë, do të jap 100% gjithmonë për këtë fanelë. Ishte befasuese, nuk e prisja grumbullimin e mëparshëm.

Erdhi dhe këtë radhë se kisha dy javë i dëmtuar, por u futa në ritëm dhe e kalova dëmtimin. Trajneri më dha besim, mbetet te unë që të jap 100% tim, të luftoj, të fitoj topa dhe të ndihmoj ekipin”, u shpreh Tuci për SuperSport.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll