Sport

Raste të shumta por pa një finalizim/ Përfundon pjesa e parë e përballjes Shqipëri-Çeki, ekipet nuk gjejnë dot portën

45 minutshi i parë ishte shumë intensiv ndërsa më aktiv ishin miqtë të cilët rrezikuan disa herë portën e Strakoshës.

16 Nëntor 2024, 21:35 Nga N.F
Raste të shumta por pa një finalizim/ Përfundon pjesa e
Air Albania

TIRANË- Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes Shqipëri-Çeki. 45 minutshi i parë ishte shumë intensiv ndërsa më aktiv ishin miqtë të cilët rrezikuan disa herë portën e Strakoshës.

Raste pati edhe kombëtarja shqiptare por një finalizim. Krosim i Balliut për Laçin ishte premtues por goditja e mesfushorit me kokë u ndal nga portieri. Bajrami më vonë provoi nga distanca por pa rezultat. Goditja shkon shumë larg portës. Tani i mbetet 45 minutshit të dytë për të vulosur rezultatin e kësaj ndeshje të rëndësishme. 

 

ndeshja shqiperi-ceki

Sondazh

Poll