Sport

“Kishim fat”, Mario Mitaj: “U mbrojtëm mirë, por duhet të përmirësojmë sulmin”...

“Unë thjesht mundohem në çdo ndeshje të përmirësoj këtë pjesë të lojës, që të dal më shumë dhe të ndihmoj në sulm”.

17 Nëntor 2024, 03:53 Nga DOSJA
“Kishim fat”, Mario Mitaj: “U mbrojtëm mirë, por

TIRANE - Shqipëria barazoi 0-0 përballë Çekisë, në stadiumin Air Albania, në një ndeshje të vlefshme për Grupin B1 në Nations League. 

Pas saj, mbrojtësi i majtë kuqezi Mario Mitaj, në mikrofonin e TV Klan, u shpreh: “E dinim që Çekia është ekip shumë i fortë, sidomos fizikisht, bëmë gabim 20 minutat e para që i lamë të luajnë. Ato 2-3 raste që kemi duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë.

Kishim fat në pjesën e parë, mbrojtëm mirë se nuk na shënuan gol, por vetëm duhet të përmirësojmë sulmin. Plani ndonjëherë është thjesht të gjejmë sulmuesin, të fitojmë topin e dytë. Ky ishte plani të gjejmë sulmuesin kryesor.

Unë thjesht mundohem në çdo ndeshje të përmirësoj këtë pjesë të lojës, që të dal më shumë dhe të ndihmoj në sulm. Do mundohem të dal më shumë dhe të ndihmoj skuadrën me rastet që do të ketë”, u shpreh Mitaj për Klan TV.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll