Sport

Tifozët kuqezi nuk e harrojnë "mikpritjen" e Çekisë, sonte ua kthejnë me të njëjtën monedhë, i vendosin "X" flamurit çek (FOTO)

Por mesa duket tifozët kuqezi nuk e kanë harruar akoma "mikpritjen" e hidhur të çekëve të cilët në shtëpi paraqitën flamurin e Shqipërisë me "X" dhe me kokë poshtë. Ata gjithashtu paraqitën flamuj serbë me hartën e Kosovës. 

16 Nëntor 2024, 20:22 Nga N.F
Tifozët kuqezi nuk e harrojnë "mikpritjen" e
Tifozët kuqezi

TIRANË- Tifozët kuqezi kanë nisur "punën" duke rimodeluar stadiumin "Air Albania" me aksesorët që nuk mungojnë kurrë gjatë ndeshjeve. Me flamuj në duar dhe me plis në kokë kanë nisur të mbushin stolat e stadiumit. Në orën 20:45 do të startojë përballja Shqipëri-Çeki ndërsa tifozët gjatë ditës kanë ndezur atmosferën e qytetit kanë vendosur të ndezin situatën edhe në stadium.

Por mesa duket tifozët kuqezi nuk e kanë harruar akoma "mikpritjen" e hidhur të çekëve të cilët në shtëpi paraqitën flamurin e Shqipërisë me "X" dhe me kokë poshtë. Ata gjithashtu paraqitën flamuj serbë me hartën e Kosovës.  Ndërkohë sonte tifozët kuqezi kanë gjetur momentin për tu hakmarrë ndërsa kanë shfaqur flamurin çek me shenjën e "X".

ndesha shqiperi-ceki

Sondazh

Poll