Sport

Azerbajxhani i Fernando Santos-it rrezikon të bie nga Liga C në Nations League…

Skuadra e trajnerit portugez barazoi 0-0 ndaj Estonisë, pas katër humbjeve radhazi në kompeticion dhe përfundoi në vendin e fundit në grup.

16 Nëntor 2024, 19:32 Nga DOSJA

Azerbajxhani i Fernando Santos-it rrezikon të bie nga Liga C në

AZERBAJXHAN - Pas katër humbjeve në katër xhirot e para të Nations League,  Azerbajxhani, i drejtuar nga Fernando Santos mori pikën e parë në kompeticion, por kjo nuk mjaftoi për të arritur objektivin minimal, që ishte garantimi i qëndrimit në Ligën C.

Skuadrës, që drejtohet nga trajneri portugez, i duhej me çdo kusht një fitore ndaj Estonisë, por barazimi i arritur do të thotë, që azerbajxhanasit të përfundojnë në vendin e fundit në grupin 1.

Kësisoj, Azerbajxhani rrezikohen të bjerë në Ligën D, dhe për rrjedhojë, në më të mirën situatë të mundshme, ata do të konkurrojnë në një play-off me një nga nënkampionët në kategori D, më të ultën në Nations League.

Aktualisht, në turin e pestë, ata janë një nga vendet e katërta më të këqija në Ligën C, që do të nënkuptonte rënie të menjëhershme. Që kjo të mos ndodhë, ata nuk duhet të humbasin në Suedi, ku edhe barazimi mund të mos u mjaftojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll