Sport

Sulmuesi Dembélé cakton një datë për përfundimin e karrierës së tij dhe zbulon planet (të habitshme) për të ardhmen…

Ndërkombëtari francez ka kontratë me PSG deri në vitin 2028

16 Nëntor 2024, 19:18 Nga DOSJA

Sulmuesi Dembélé cakton një datë për

FRANCE - Ousmane Dembélé, 27 vjeç dhe me kontratë me PSG deri në vitin 2028, tashmë po mendon për datën në të cilën synon të largohet nga futbolli.

“Dua të dal në pension në moshën 34-vjeçare. Pastaj do të futem në biznesin e pasurive të paluajtshme. Do të investoj në Afrikë dhe Francë. Kur të dal në pension do të fokusohem në rritjen e familjes. Kur ndalon së luajturi, diçka vdes brenda teje.

Nuk dua të vazhdoj me sport. Unë preferoj të jem drejtor i një kompanie”, tha ai, në podkastin The Bridge, ku ishte i ftuar së bashku me shokët e tij të skuadrës Tchouaméni, Koundé dhe Konate.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll