Aktualitet

Dënohet me 14 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli, iu gjet një arsenal me armë në makinë

Media e huaja bëjnë me dije, se i riu shqiptar u arrestua në qytetin Doncaster, pas një kontrolli të rastësishëm në automjetin e tij. Oficerët ndaluan makinën e tij tip 'Mercedes' afër qendrës së qytetit, ku 19-vjeçari pranoi se nuk kishte patentë shoferi ose siguracion për mjetin.

16 Nëntor 2024, 14:11 Nga ZH.LL
Dënohet me 14 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli, iu gjet
19-vjecari

ANGLI- Një 19-vjeçar shqiptar, Arbër Axhami, është dënuar nga një gjykatë angleze me 14 muaj burg, pasi është kapur me një arsenal armësh në makinën e tij. 

Axhami u arrestua për tre akuza, për mbajtje armësh dhe thikë, si dhe për drejtimin e mjetit pa patent dhe pa siguracion.

Mësohet se i riu shqiptar u arrestua në qytetin Doncaster, pas një kontrolli të rastësishëm në automjetin e tij, pasi iu gjetën dhe sekuestruan municion armësh përfshirë shigjeta dhe thika. 

Oficerët ndaluan makinën e tij tip 'Mercedes' afër qendrës së qytetit, ku 19-vjeçari shqiptar pranoi se nuk kishte patentë shoferi ose siguracion për mjetin.

I riu shqiptar pranoi të gjitha akuzat në Gjykatën e Magistratëve në Doncaster më 17 tetor, ndërsa këtë javë u dënua me 14 muaj burg në Gjykatën e Kurorës në Sheffield.

angli arrestohet shqiptari arber axhami

Sondazh

Poll