Aktualitet

I përfshirë në ngjarje të dhunshme dhe i shpallur në kërkim, arrestohet Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja

Shkak i përplasjes dyshohet se ishte një konflikt për pronat ndërsa në kërkim është shpallur edhe i biri i Flamur Rrajës, Arjel Rraja i cili ka qenë më parë i ndaluar për shitje të lëndëve narkotike, kokainë.

16 Nëntor 2024, 13:36 Nga M.B
I përfshirë në ngjarje të dhunshme dhe i shpallur në
Flamur Rraja

NIKËL- Vëllai i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, Flamur Rrajën, mësohet se është vënë në pranga. Ai ishte në kërkim ndërsa dyshohet se ka dhunuar Kujtim Cacën dhe pjesëtarë të familjes së tij.

Shkak i përplasjes dyshohet se ishte një konflikt për pronat ndërsa në kërkim është shpallur edhe i biri i Flamur Rrajës, Arjel Rraja i cili ka qenë më parë i ndaluar për shitje të lëndëve narkotike, kokainë.

Më 6 korrik 2023 Flamur Rraja gjithashtu u përfshi në ngjarjen e dhunshme ku së bashku me anëtarë të tjerë të fisit Rraja ka ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të fisit Maja.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, u shfaq dhuna barbare e ushtruar nga Flamur Rraja, që kishte thirrur në ndihmë edhe vëllanë e tij, Xhelal Rraja.

Njoftimi:

Krujë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën shtetasin në kërkim F. Rr., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pas konkludimit me prokurorin u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje" parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit, në bashkëpunim me shtetasin A. Rr., dyshohet se, për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me shtetasit A. C., dhe K. C. Materialet i kaluan Prokurorisë.

flamur rraja

Sondazh

Poll