Aktualitet

EMRI/ "Kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine!" Aksioni antidrogë, zbulohet identiteti i njërit prej anëtarëve të grupit kriminal

Ndërkohë në kryeqytet është zbuluar një laborator droge për të cilin është përshtatur një banesë si vend që do përpunohej lënda kokainë. Në Qerekë janë gjetur pajisje materiale që përpunojnë drogën e kokainës.

16 Nëntor 2024, 13:05 Nga M.B
EMRI/ "Kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine!" Aksioni
Foto nga operacioni

TIRANA- Vijojnë të zbardhen të tjera detaje lidhur me operacionin antidrogë të nisur pasditen e djeshme në Tiranë dhe disa zona të tjera në vend. Mediat raportojnë se kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine, një linjë e njohur për grupe të tjera kriminale.

Ndërkohë në kryeqytet është zbuluar një laborator droge për të cilin është përshtatur një banesë si vend që do përpunohej lënda kokainë. Në Qerekë janë gjetur pajisje materiale që përpunojnë drogën e kokainës.

Gjithsesi ende nuk janë dhënë detaje zyrtare nga ku raportohet se janë arrestuar disa persona. Por nga ana tjetër, bëhet me dije se operacioni vijon edhe në qytete të tjera, si në Durrës dhe Kavajë për shkak se grupi përdorte zona të ndryshme dhe objekte të ndryshme duke e zhvendosur vendin ku përpunohej kokaina.

Sipas Top Channel, njëri prej anëtarëve të grupit kriminal është Aldi Zonja, teksa raportohet gjithashtu se ndaj personave të tjerë gjykata ka aprovuar kërkesën e masave të SPAK për urdhër ndalimi. 

operacioni antidroge

Sondazh

Poll