Aktualitet

U arrestua për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të mitura/ Gjykata e Korçës lë në burg mësuesin Bledar Duro

Mësuesi Bledar Duro, i cili jepte lëndën e artit pamor akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura”, në Korçë të cilave iu dërgonte mesazhe në rrjetet sociale.

16 Nëntor 2024, 11:54 Nga ZH.LL
U arrestua për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të mitura/
Bledian Duro

KORÇË- Gjykata e Korçë ka lënë në burg mësuesin 41-vjeçar, Bledar Duro i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.

Mësuesi Bledar Duro, i cili jepte lëndën e artit pamor akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura”, në Korçë të cilave iu dërgonte mesazhe në rrjetet sociale.

Burime nga policia bënë të ditur se 14-vjeçaret merrnin mesazhe në whatsapp nga mësuesi i tyre Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar në harkun kohor të një muaji.

Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë dhe si provë kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet e mësuesit. Sipas informacioneve, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë.

 

gjykata e korces bledian duro mesuesi ngacmim seksual denim me burg

Sondazh

Poll