Aktualitet

Me doza lënde narkotike gati për shitje, arrestohet 37-vjeçari me dy emra në Fier, në kërkim babai i tij

Mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar qindra doza të lëndës narkotike kanabis sativa, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

16 Nëntor 2024, 12:40 Nga M.B
Me doza lënde narkotike gati për shitje, arrestohet 37-vjeçari
Objektet e sekuestruara

FIER- 37-vjeçari Joni (Ervin) Muçaj është arrestuar në Fier ndërsa babai i tij është shpallur në kërkim pasi dyshohen si të përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike. Mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar qindra doza të lëndës narkotike kanabis sativa, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga kontrolli i banesës shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në qindra doza gati për shitje, 12 fishekë arme gjahu, 3 gërshërë që shërbenin për të përgatitur (ndarë) lëndën narkotike, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 5 celularë.

Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi D. M., 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, babai i shtetasit J(E). M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

fier

Sondazh

Poll