16 Nëntor 2024, 12:40
Nga ZH.LL
Konferenca
PRISHTINË- Anëtarësimi i Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA përbën një prioritet kombëtar, pasi shënon një moment historik të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt integrimit në BE.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë dje (15 nëntor) në konferencën e nivelit të lartë me temë “Kapërcimi i kufijve, ndërtimi i së ardhmes: Integrimi në SEPA rrit përfshirjen financiare – duke mundësuar rritje ekonomike të qëndrueshme”, të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj.
“Shqipëria është vendi i parë në rajon, i cili dërgoi aplikimin formal për t’u pranuar në këtë zonë. Aktualisht, ky aplikim po shqyrtohet nga Këshilli Evropian i Pagesave, si administrator i skemave SEPA, si dhe nga Komisioni Evropian”, tha Sejko.
Konferenca e organizuar në qytetin e Prishtinës, u hap nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, si dhe u përshëndet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Drejtorja e Përgjithshme e FMN-së, Kristalina Georgieva. Ndërkohë të pranishëm ishin edhe guvernatorë të bankave qendrore e drejtues të lartë të autoriteteve mbikëqyrëse të rajonit, si edhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare.
Punimet e konferencës u përqendruan kryesisht në: integrimin në SEPA; transformimin digjital dhe implikimet për shërbimet financiare; rritjen e stabilitetit financiar në një ambient në ndryshim; ndërmjetësimin financiar në sektorin bankar rajonal.
Sesioni i tretë i konferencës, ku Guvernatori Sejko ishte i ftuar të merrte pjesë si folës, u fokusua në trajtimin e temës “Roli i ndërmjetësimit financiar në sektorin bankar të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik rajonal”. Paneli diskutoi lidhur me modernizimin e sistemeve të pagesave të nxitur nga prania e bankave të huaja dhe zgjerimi i adoptimit të bankingut digjital, vendimtar për nxitjen e përfshirjes financiare.
Sejko ndau me të pranishmit këndvështrimin e Bankës së Shqipërisë lidhur me temën, duke theksuar se sigurimi i një sistemi pagesash të sigurt dhe efikas është në fokus të Bankës së Shqipërisë. Meqenëse objektivi kryesor i bankës qendrore është stabiliteti i çmimeve, një mjedis i sigurt për funksionimin normal dhe me sa më pak kosto për qytetarët, të pagesave sa më të shpejta është i domosdoshëm krahas nxitjes së ndërmjetësimit financiar.
sepa be tirana prishtine shqiperia genc sejko
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 12:12
M.B
Avokati
KORÇA- Avokati i mësuesit Bledar Duro, Kristian Koçibelli ka deklaruar pas masës së dhënë nga gjyk...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 11:54
ZH.LL
Bledian Duro
KORÇË- Gjykata e Korçë ka lënë në burg mësuesin 41-vjeçar, Bledar Duro i cili akuzohet...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 11:37
ZH.LL
operacioni antidrogë në "Kodra e Diellit 2"
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë i SPAK në...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 11:22
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Një 71-vjeçar me iniciale R. P., është gjetur nga familjarët pa shenja jete në banesën e ...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 11:09
M.B
Personat e përfshirë
KOSOVA- Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj, ka ndarë përvojën e dhimbshme të tij...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 11:01
ZH.LL
Bledian Duro në gjykatë
KORÇË- Mësuesi i shkollës 9-vjeçare "Sotir Gura", Bledar Duro, i cili akuzohet se ngacm...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 10:54
ZH.LL
Ervin Hoxha dhe Ilir Proda
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë s&...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 10:32
M.B
Prokuroria
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq biznesmenin Julian Morina dhe shoqërinë që administrohet nga ...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 10:19
M.B
Eduart Reçi
TIRANA- Policia e Tiranës ka kryer disa prova mbrëmjen e djeshme në vendin ku u qëllua biznesmeni 52-vjeç...
Aktualitet
16 Nëntor 2024, 10:16
ZH.LL
debora ne Korce
KORÇË- Reshjet e borës gjatë natës kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e jugl...