Aktualitet

Gjendet i pajetë 71-vjeçari në banesën e tij në Tiranë/ Familjarët: nuk kishte shenja dhune, dyshohet nga shaqe natyrale

Sipas dëshmisë së familjarëve, trupi i 71-vjeçarit nuk kishte shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nag shkaqe natyrale. 

16 Nëntor 2024, 11:22 Nga ZH.LL
Gjendet i pajetë 71-vjeçari në banesën e tij në
Foto ilustruese

TIRANË- Një 71-vjeçar me iniciale R. P., është gjetur nga familjarët pa shenja jete në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në kryeqytet, në rrugën "Njazi Meka". 

Sipas dëshmisë së familjarëve, trupi i 71-vjeçarit nuk kishte shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. 

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.11.2024, rreth orës 11:00, në rrugën "Njazi Meka", është gjetur në banesën e tij, nga familjarët, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi R. P., 71 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

tirane gjendet trupi i pajete familjaret deshmia policia

Sondazh

Poll