Sport

Carsley për ‘çështjen’ Kane: "Unë nuk e braktisa atë, i dhashë një shans dikujt tjetër"

“Harry Kane është kapiteni ynë, është shumë i rëndësishëm për ekipin”, deklaroi Carsley, duke reaguar ndaj kritikave dhe bujës së ngritur ditët e fundit…

16 Nëntor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Carsley për ‘çështjen’ Kane: "Unë nuk e

ANGLI - I përjashtuar disi çuditërisht nga formacioni titullar në ndeshjen e të enjtes kundër Greqisë (fitoi 3-0), kapiteni dhe qendërsulmuesi i Anglisë, Harry Kane, mundi të fuste këmbën në fushë vetëm në minutën e 66-të, duke zëvendësuar me Ollie Watkins, që shënoi edhe golin e pare të ndeshjes.

Trajneri i përkohshëm i Tre Luanëve, Lee Carsley, në konferencën e sotme për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Irlandës, e shpjegoi vendimin e marrë: "Ishte thjesht një çështje për të provuar diçka ndryshe, për t'i dhënë përvojë dikujt, që nuk ka pasur ende shumë mundësi për ta bërë këtë. Asgjë më shumë."

Në vijim, për ndeshjen e dytë të Nations League, ai u shpreh: “Ai do të luajë të dielën. Po, ai do të fillojë. Ai është kapiteni, është shumë i rëndësishëm për ekipin”, deklaroi Carsley, duke reaguar ndaj kritikave dhe bujës së ngritur ditët e fundit:

Carsley për ‘çështjen’ Kane: "Unë nuk e

“Absolutisht nuk e kam braktisur Harry Kane. Ai bëri çdo gjë mirë për mua në të gjitha ndeshjet që luajti dhe ku ishte i përfshirë. Nuk ishte një çështje braktisjeje, larg kësaj, por për t'i dhënë dikujt një mundësi".

Po flitet, pikërisht për Watkins, i cili me Aston Villan në Premier League krenohet me 5 gola dhe 3 asistime në të gjitha garat. Një çmim për performancën: "Ollie po luan në Champions League me Aston Villa dhe po bën shumë mirë, e njëjta gjë vlen edhe për Morgan Rogers. Është fantastike që shënoi një gol, duket një vendim i madh, apo jo. Në fund të fundit, ai duhet të tërheqë merita dhe besim të madh nga kjo mbrëmje,”- u shpreh trajneri Carley.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll