Sport

Pritet vendimi i UEFA-s, për ndërprerjen e ndeshjes Rumani - Kosovë: Pas incidenteve raciste, Dardanët refuzuan të dalin në fushë…

Zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nuk do të vazhdojë, pasi lojtarët dardanë kanë refuzuar që të dalin në fushë. Pas mëse një ore gjyqtari ka dalë në fushë ishin vetëm rumunët dhe ka vërshëlluar tri here për përfundimin e ndeshjes…

16 Nëntor 2024, 00:42 Nga DOSJA

Pritet vendimi i UEFA-s, për ndërprerjen e ndeshjes Rumani -

RUMANI - Po luhej minuta e 90-të e takimit kur kapiteni Amir Rrahmani udhëzoi ekipin që të dalë nga fusha për shkak të thirrjeve anti-Kosovë nga tifozët rumunë.

Gjuajtja me sende të ndryshme, thirrjet në kor të tifozëve vendës “Serbia, Serbia…”, i detyruan lojtarët Dardanë që ta braktisin menjëherë fushën. Ishte minuta e 90-të+3 kur shpërthyen incidentet...

Pritet vendimi i UEFA-s, për ndërprerjen e ndeshjes Rumani -

Pas më shumë se një ore, gjyqtari u rikthye sërish në fushë, ku prezent ishin disa prej lojtarëve të Rumanisë. Ai iu bëri me dije atyre se takimi nuk do të luhet përfundimisht për shkak se lojtarët e Kosovës nuk do të ktheheshin më në fushë.

Pritet vendimi i UEFA-s, për ndërprerjen e ndeshjes Rumani -

Gjyqtari me prejardhje nga Danimarka, vërshëlleu tri herë për ta përfunduar ndeshjen dhe tashmë mbetet të shihet se çfarë do të vendosë UEFA.

Ndërkohë UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë. UEFA do të dalë me informacione të mëtejme në kohën e duhur”,- thuhet në njoftim të mbylljes së takimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll