Sport

Befason Cristiano Ronaldo!... Goli i 5-të në 5 ndeshje me Portugalinë!...

Ylli portugez ka shënuar deri tani 18 gola/asistime në 20 ndeshjet e fundit të luajtura midis kombëtares dhe të gjitha garave të Al Nassr.

16 Nëntor 2024, 07:30 Nga DOSJA

Befason Cristiano Ronaldo!... Goli i 5-të në 5 ndeshje me

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo nuk lodhet kurrë. Kampioni portugez, qendërsulmues i kombëtares së Roberto Martinez, kontribuoi në shkatërrimin total të Polonisë në ndeshjen që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, e vlefshme për ditën e pestë të Nations League të Ligës A, grupi 1.

Mes penalltisë së shënuar në minutën e 72-të dhe golit të gjetur tre minuta nga fundi, CR7 rriti rezultatin e tij sezonal. Ish-sulmuesi i Real Madrid shënoi golin e tij të 15-të mes klubit dhe Portugalisë.

Jo vetëm kaq, në 5 ndeshjet e fundit të luajtura me fanelën luzitane, ai nënshkroi golin e tij të 5-të që nga shtatori, duke kontribuar në totalin e 18 golave/asistimeve në 20 ndeshjet e fundit të luajtura midis kombëtares dhe të gjitha garave të Al Nassr.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Cristiano Ronaldo gjithashtu dha asistimin për pokerin momental të Pedro Neto (83’), para se ta mbyllte ndeshjen me rezultatin 5-1. Si shënues e shkruan emrin e tyre edhe Leao (59’) dhe Fernandes (80’). Për polakët golin e nderit e realizoii Marczuk (88’).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

B. T (Dosja.al)

Sondazh

Poll