Sport

Serbëve i dështon plani për të fyer Kosovën, arrestohen në Rumani përpara ndeshjes!

Ata kishin shkruar në fanellat e tyre: “Basarabia (pjesë e Moldavisë) është Rumani” dhe “Kosova është Serbi”.

15 Nëntor 2024, 22:43 Nga DOSJA
Serbëve i dështon plani për të fyer Kosovën, arrestohen

RUMANI - Huliganët serbë sëbashku me ata rumunë kishin përgatitur skena të shëmtuara si gjithmonë para ndeshjes që Kosova e zhvilloi në Ligën e Kombeve. Dardanët luajtën në Rumani në kuadër të ndeshjes së pestë të garës së UEFA-s.

Por, derisa huliganët serbë kishin udhëtuar për në Rumani që të tentojnë sërish të shfaqnin prrulla të shëmtuara dhe mesazhe politike, u befasuan. Autoritetet rumune kanë arrestuar të gjithë tifozët serbë, duke mos lejuar që të shfaqin nacionalitetin e tyre të fabrikuar me shekuj.

Ata kishin shkruar në fanellat e tyre: “Basarabia (pjesë e Moldavisë) është Rumani” dhe “Kosova është Serbi”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romanian Ultras???????? (@ultra.romania_)

Huliganët serbë vazhdojnë të jetojnë me fabrikimet që u kanë shpikur liderët e tyre për shtetin e Kosovës, me disa prej tyre të dënuar nga gjykata e Hagës.

 B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll