Sport

E turpshme, ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë, lojtarët të pasigurtë futen në dhomat e zhveshjes! - Shihni pamjet

Thirrjet Serbia, Serbia dhe hedhjet e sendeve në fushë bashkë me hyrjen e disa tifozëve sollën ndërprerjen e ndeshjes dhe futjen e ekipeve në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie.

15 Nëntor 2024, 23:05 Nga DOSJA
E turpshme, ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë, lojtarët të

RUMANI - Kur gjithçka po shkonte në pamje të pare normalisht, në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, ka mjaftuar një debat në fushë mes Rrahmanit dhe Albek në minutën e 5 shtesë për të ndezur një atmosferë të turpshme në stadiumin e Bukureshtit.

Thirrjet Serbia, Serbia dhe hedhjet e sendeve në fushë bashkë me hyrjen e disa tifozëve sollën ndërprerjen e ndeshjes dhe futjen e ekipeve në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie.

Një kaos i panevojshëm në një superndeshje sportive që Kosova zhvilloi për 95 minutat e luajtura normalisht përballë Rumanisë, kryesueses së grupit 2 në Ligën C.

Sa i përket pjesës sportive të luajtur dhe të vlefshëm për raundin e pestë në Ligën e Komebeve, skuadra e drejtuar nga Franko Foda bëri një paraqitje shumë të mire, duke iu afruar në shumë raste golit të avantazhit, por në disa raste portieri dhe në disa të tjera fati, e shpëtoi skuadrë e Mircea Luçeskut nga humbja.

Siç ishte rasti i minutës së 29-të, kur as Zhegrova dhe as Murriqi, nuk arritën të kalonin portierin dhe mbrojtjen rumune që ju desh të bënin mrekulli për ta shpëtuar atë rast, që topi të mos përfundonte në rrjetë.

Deri në përfundim edhe në pjesën e dytë ishte Kosova skuadra që komantonte në fushën e lojës me më volum dhe me raste, por për fat të keq pa mundur t’i konkretizojë ato. Në ndeshjet e fundit Kosova do të presë Lituaninë, ndërsa Rumania, Qipron.

Ndërkohë në takimet e mbrëmjes së premte, Zvicra barazoi 1-1 me Serbinë, Portugalia shkatërroi 5-1 Poloninë dhe Spanja mundi 2-1 Danimarkën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll