Sport

Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet, gati për Çekinë! - VIDEO

Grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Çekisë.

15 Nëntor 2024, 22:17 Nga DOSJA
Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet, gati për Çekinë! -

TIRANE - Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë. Skuadra me në krye trajnerin Silvinjo mbyllën mbrëmjen e sotme përgatitjet në stadiumin “Air Albania”.

Grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Çekisë.

Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin në stadiumin “Air Albania”, që do të jetë i mbushur në maksimum nga tifozët e Kombëtares për këtë takim. Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe ekip në fushë provoi disa situata të ndryshme loje dhe vendosje taktike.

Ndeshja Shqipëri – Çeki e vlefshme për grupit B1 të UEFA Nations League, do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/FJcgUCJFZVE?si=wsEGsf9QSOO0dNQ0" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll