Aktualitet

EMRI/ Tentoi të fuste në Shqipëri mbi 650 mijë euro, arrestohet në Shkodër një 51-vjeçar, dyshohet se paratë rrjedhin nga krimi

51-vjeçari i kishte fshehur paratë në dyert e modifikuara të automjetit që drejtonte.

15 Nëntor 2024, 11:57 Nga r.ll
EMRI/ Tentoi të fuste në Shqipëri mbi 650 mijë euro,
parate e fshehura

SHKODËR- Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi tentoi të fuste në vend mbi 680 mijë euro të cilat dyshohet se vijnë nga krimi. 

Në pranga është vënë shtetasi Lefter Nela. Ky i fundit i kishte fshehur paratë në dyert e modifikuara të automjetit që drejtonte. Si rezultat, policia ka sekuestruar shumën e parave, makinën tip "Benz" dhe dy celularë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Burimi”. Sekuestrohen 680 595 euro që dyshohet se rrjedhin nga krimi.

Fshehu paratë, në dyert e modifikuara të automjetit që drejtonte, me qëllim futjen e tyre ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 51-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e eurove, automjeti tip “Benz” dhe 2 celularë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Burimi”. Gjatë operacionit, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua shtetasi L. N., 51 vjeç, banues në Fushë Milot.

Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

lefter nela shkoder

Sondazh

Poll