Aktualitet

Stërvitja “SAR RESPONSE 2024”, ministria e Mbrojtjes: Ekipet treguan gatishmëri dhe bashkëpunim për t’u përballur me emergjencat

Gjithashtu ministria e Mbrojtjes shton se nga kjo stërvitje del në pah bashkëpunimi dhe përkushtimi i të gjitha ekipeve të angazhuara për tu përgjigjur shpejt dhe efektivisht në çdo emergjencë.

15 Nëntor 2024, 11:31 Nga M.B
Stërvitja “SAR RESPONSE 2024”, ministria e Mbrojtjes: Ekipet
Foto ilustruese

TIRANA- Ministri e Mbrojtjes ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga stërvitja “SAR RESPONSE 2024”. Në postim thuhet se kjo stërvitje testoi forcën dhe reagimin e shpejtë të ekipeve të përfshira. Gjithashtu ministria e Mbrojtjes shton se nga kjo stërvitje del në pah bashkëpunimi dhe përkushtimi i të gjitha ekipeve të angazhuara për tu përgjigjur shpejt dhe efektivisht në çdo emergjencë.

“Në stërvitjen “SAR RESPONSE 2024”, ekipet tona treguan gatishmëri dhe bashkëpunim për t’u përballur me emergjencat. Zjarri në bord të një mjeti detar, rrëzime në terren malor, deri tek uljet emergjente të avionëve, kjo stërvitje testoi forcën dhe reagimin e shpejtë të ekipeve të përfshira.

Falë stërvitjeve të tilla, del në pah bashkëpunimi dhe përkushtimi i të gjitha ekipeve të angazhuara për t’u përgjigjur shpejt dhe efektivisht në çdo emergjencë, duke siguruar mbrojtjen e jetës dhe pasojave të mundshme”, shkruhej në postim.

ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll