Aktualitet

FOTO/ Protesta para bashkisë së Tiranës, një efektiv humb ndjenjat, transportohet me makinën e policisë në spital

 Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

15 Nëntor 2024, 11:48 Nga r.ll
FOTO/ Protesta para bashkisë së Tiranës, një efektiv humb
pamje nga protesta

TIRANË- Ditën e sotme para bashkisë së Tiranës po zhvillohet protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Në protestën e sotme është shënuar edhe një incident, ku një efektiv policie ka humbur ndjenjat. 

FOTO/ Protesta para bashkisë së Tiranës, një efektiv humb
pamje nga incidenti

Ai u ndihmua nga kolegët e tij dhe u fut në makinën  e policisë për tu transportuar drejt spitalit. 

“Jepini ujë të lutem”, dëgjohet të thotë Këlliçi, i cili po mbante fjalën e tij para protestuesve.

Prej disa javësh protesta është zhvilluar qetësisht pa pasur përlasje mes protestuesve dhe forcave policore. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll