Aktualitet

Veriu i vendit përfshihet nga reshjet e dëborës, zbardhet edhe zona e Pukës!

Intensiteti i reshjeve të dëborës ka pësuar rënie, por ulja e temperaturave mund të sjellë praninë e ngricave. Ndërkohë sa i përket qarkullimit, aktualisht vijon pa probleme. Në segmentin rrugor Fushë Arrëz -Iballë trashësia e borës arriti në 7 cm, ndërkohë që rruga vijon të jetë ende e kalueshme.

15 Nëntor 2024, 10:12 Nga ZH.LL
Veriu i vendit përfshihet nga reshjet e dëborës, zbardhet edhe
Puka

PUKË- Veriu i vendit është zbardhur i gjithi pothuajse, pasi që prej ditës së djeshme janë regjistruar edhe reshjet e para të dëborës. Mëngjesin e sotëm edhe zona e Pukës, është mbuluar nga dëbora. 

Intensiteti i reshjeve të dëborës ka pësuar rënie, por ulja e temperaturave mund të sjellë praninë e ngricave. Ndërkohë sa i përket qarkullimit, aktualisht vijon pa probleme. Në segmentin rrugor Fushë Arrëz -Iballë trashësia e borës arriti në 7 cm, ndërkohë që rruga vijon të jetë ende e kalueshme.

Policia e Qarkullimi Rrugor njofton se aktualisht nuk ka problematika në qarkullim, teksa apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos lëvizin drejt veriut të vendit pa mjetet dimërore.

 

puke debora bien reshje ulen tempe

Sondazh

Poll