Aktualitet

Përplasi për vdekje çiftin e bashkëshortëve në aksin Tepelenë-Fier, arrestohet drejtuesi i autobotit

61-vjeçari përplasi mjetin tip "Ford", në të cilin ndodhej çifti V. A., 31-vjeç dhe M. A., 36-vjeçe. Si pasojë e përplajes së fortë nga autoboti, çifiti i bashkëshortëve kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

15 Nëntor 2024, 11:49 Nga ZH.LL
Përplasi për vdekje çiftin e bashkëshortëve në
Foto nga vendngjarja

FIER- Drejtuesi i autobotit që përplasi për vdekje një çift bashkëshortësh ditën e djeshme në aksin Tepelenë-Fier, është arrestuar nga policia.

61-vjeçari përplasi mjetin tip "Ford", në të cilin ndodhej çifti V. A., 31-vjeç dhe M. A., 36-vjeçe. Si pasojë e përplajes së fortë nga autoboti, çifiti i bashkëshortëve kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin "Tepelenë-Fier", si pasojë e të cilit humbën jetën shtetasit V. A., 31 vjeç dhe M. A., 36 vjeçe (bashkëshortë), informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin S. A., 61 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, drejtuesi i automjetit autobot që u përplas me automjetin me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve. 

 

aksidenti tepelene fier autoboti perplas fordin arrestohet 61vjecari

Sondazh

Poll