Aktualitet

Kapet me 2 kg kokainë të fshehur në shtëpi, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali

Autoritetet italiane ranë në gjurmët e shqiptarit pas një denoncimi se në zonë po ndodhte një aktivitet i paligjshëm. Më pas, autoritetet kanë nisur hetimet teksa kanë lokalizuar edhe banesën e 22-vjeçarit shqiptar. Pas kontrollit të policisë, në një xhep të krijuar brenda një dysheku u gjet sai e drogës. 

15 Nëntor 2024, 09:45 Nga ZH.LL
Kapet me 2 kg kokainë të fshehur në shtëpi, arrestohet
Foto ilustruese

ITALIA- Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai u kap në flagrancë me 2 pako të mbyshura me mbi 2 kg kokainë, me vlerë tregu rreth 18o mijë euro.

Autoritetet italiane ranë në gjurmët e shqiptarit pas një denoncimi se në zonë po ndodhte një aktivitet i paligjshëm. Më pas, autoritetet kanë nisur hetimet teksa kanë lokalizuar edhe banesën e 22-vjeçarit shqiptar. Pas kontrollit të policisë, në një xhep të krijuar brenda një dysheku u gjet sai e drogës. 

I riu shqiptar u arrestua menjëherë dhe u dërgua në burgun Port’Aurea në Ravenna me urdhër të Prokurorisë Publike, e cila mori përsipër koordinimin e hetimeve.

italia 22vjecari shqiptar arrestohet kapet me droge

Sondazh

Poll