Veriu i vendit përfshihet nga reshjet e borës, zbardhet aksi Bogë-Theth
Dëbora THETH- Ulja e temperaturave ka bërë që reshjet e borës të përfshijnë edhe veriun e vendit. Lidhur...
Bëhet ne dije se si rezultat janë arrestuar babë e bir Ilir dhe Fraci Dura që transportonin me automjet, lëndën narkotike.
GJIROKASTRA- 3 thasë me kanabis janë sekuestruar gjatë operacionit “Monitorimi”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike në Gjirokastër. Bëhet ne dije se si rezultat janë arrestuar babë e bir Ilir dhe Fraci Dura që transportonin me automjet, lëndën narkotike.
Ndërkohë në praga ranë dhe dy persona të tjerë si një 27-vjeçar i identifikuar si Mehmet Mino që monitoronte rrugën ku do kalonte automjeti me lëndë narkotike dhe një person i identifikua si Reshat Bakia që kishte në automjet një armë zjarri kallashnikov për ta shitur bashkë me lëndën narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Monitorimi”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike.
Operacioni, i kryer mbi bazën e inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në DPPSH.
Sekuestrohen 3 thasë me lëndë narkotike cannabis sativa (gjithsej 30 kilogramë), 1 armë zjarri, 3 automjete, 4 celularë dhe një shumë parash.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas (2 shtetasit që transportonin me automjet, lëndën narkotike, një shtetas që monitoronte rrugën ku do kalonte automjeti me lëndë narkotike dhe një shtetas tjetër që kishte në automjet një armë zjarri kallashnikov për ta shitur bashkë me lëndën narkotike).
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore në kuadër të operacionit policor të koduar “Monitorimi”, në aksin rrugor “Bënçë-Tepelenë”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit I. D., 54 vjeç dhe F. D., 19 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bënçë, pasi në automjetin me drejtues shtetasin I. D. dhe pasagjer shtetasin F. D., në urën e Bënçës, Tepelenë, u gjetën 3 thasë me rreth 30 kilogramë cannabis sativa.
Gjithashtu, u kap shtetasi M. M., 27 vjeç, që lëvizte me automjetin tip “BMW”, i cili monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.
Në vijim të operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kanë kapur dhe arrestuar edhe shtetasin R. B., 27 vjeç, pasi qarkullonte pas automjetit me lëndë narkotike, me automjet tjetër ku mbante një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, me qëllim shitjen.
Veprimet procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Dëbora THETH- Ulja e temperaturave ka bërë që reshjet e borës të përfshijnë edhe veriun e vendit. Lidhur...
Dëbora ELBASAN- Kanë nisur reshjet e para të dëborës edhe në qarkun e Elbasanit teksa raportohet se nga këto reshje...
Foto ilustruese TROPOJA- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e shkuar në fshat...
Foto ilustruese TIRANË- Mbrëmjen e djeshme një polic i cili po dokumentonte një aksident në aksin Tiranë-Elbasan, ësht&e...
Foto ilustruese VLORA- Një sasi e vogël lënde plasëse artizanale ka shpërthuar rreth orës 02:00 të mëngje...
Foto ilustruese TIRANA- Studimet e larta janë një mënyrë e mirë për të gjeneruar të ardhura nga jashtë dhe shu...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqënd...
Takimi TIRANË- Një studim i Qendrës për transparencë dhe informim të lirë mbi nevojën e ngritjes së kapacitete...
Aksidenti PISHKASH- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Më tej bëhe...
Klodiana Lala TIRANË- Dosja e bujshme e njohur si "Toyota Yaris" është rikthyer edhe një herë në vemendjen e mediave. Kj...