Aktualitet

Misteret e milionave të "Toyota Yaris"/ Gazetarja Lala: SPAK po heton veten! Janë pesë gjyqtarë dhe prokurorë nën hetim për këtë çështje

Gjatë fjalës së saj gazetarja Lala u shpreh se Prokuroria e Posaçme në fakt po heton veten. Sipas saj ka shumë pak informacion sepse dosja u mbajt e mbyllur. Sipas saj bëhet fjalë për njerëz të drejtësisë që kanë dhënë vendim nën korrupsion për grupin e strukturuar kriminal dhe rastin e 3.4 milionë euro që u bllokuan në Portin e Durrësit pas denoncimit të Lulzim Bashës, që akuzoi Taulant Ballën. 

14 Nëntor 2024, 22:21 Nga N.F
Misteret e milionave të "Toyota Yaris"/ Gazetarja Lala: SPAK po
Klodiana Lala

TIRANË- Dosja e bujshme e njohur si "Toyota Yaris" është rikthyer edhe një herë në vemendjen e mediave. Kjo është dosja ku 3.4 milionë euro u kapën në Portin e Durrësit dhe dyshohet se ka implikim të politikës dhe më pas të drejtësisë që ka tentuar ta mbyllë. Në lidhje me temën gazetarja Klodiana Lala dhe Xhevahir Zhabina kanë dhënë detaje për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV. 

Gjatë fjalës së saj gazetarja Lala u shpreh se Prokuroria e Posaçme në fakt po heton veten. Sipas saj ka shumë pak informacion sepse dosja u mbajt e mbyllur. Sipas saj bëhet fjalë për njerëz të drejtësisë që kanë dhënë vendim nën korrupsion për grupin e strukturuar kriminal dhe rastin e 3.4 milionë euro që u bllokuan në Portin e Durrësit pas denoncimit të Lulzim Bashës, që akuzoi Taulant Ballën. 

Ajo shtoi se dsa nga prokurorët dhe gjyqtarët që kanë hetuar dhe marrë vendime, janë pjesë e strukturës së posaçme dhe apelit të posaçëm. Lala shtoi se ka bërë investigim te BIRN dhe rezultonte, se ajo çështje kishte të bënte me aferë korruptive. Ajo ritheksoi se drejtësia po heton veten pasi janë pesë gjyqtarë dhe prokurorë nën hetim për këtë çështje. 

Klodiana Lala: Prokuroria e Posaçme në fakt po heton veten aty. Kemi shumë pak informacion sepse dosja u mbajt e mbyllur. Bëhet fjalë për njerëz të drejtësisë që kanë dhënë vendim nën korrupsion për grupin e struktuaru kriminal dhe rastin e 3.4 milionë euro që u bllokuan në Portin e Durrësit pas denoncimit të Lulzim Bashës, që akuzoi Taulant Ballën. Pas denoncimit të Bashës në Parlamnent, tre ose katër ditë u bllokuan paratë.

Disa nga prokurorët dhe gjyqtarët që kanë hetuar dhe marrë vendime, janë pjesë e strukturës së posacme dhe apelit të posacëm. Mund të ketë edhe të tjerë aty. Është pytur një deputet, janë përmendur emra të politikanëve. Me aq informacion që kam, ajo që bien ë sy, brenda sistemit ka njerëz të korruptuar por paska edhe të ndershëm. Nëse një çështje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë qenë tre prokurorë, dy janë përfshirë dhe i treti jo. Kam bërë investigim te BIRN dhe rezultonte, se ajo çështje kishte të bënte me aferë korruptive. Drejtësia po heton veten. Janë pesë gjyqtarë dhe prokurorë nën hetim për këtë çështje. 

Xhevahir Zhabina: Është dosje ku përmenden gjyqtarë, prokurorë, por përmenden edhe emra politikanësh, të cilët mbetet për tu parë nëse provohet se kanë kryer ndonjë paligjshmëri. Por, emrat janë aty. Dyshohet se mund të kenë ndikuar në vendime të prokurorisë. Por kjo mbetet për t’u sqaruar. Burimet thonë këtë gjë, por dosja do ta tregojë kur të bëhet publike. E kemi shumë të vështirë të marrim informacion. Megjithatë, është në tagrin e prokurorisë për ta mbajtur dosjen të fshehtë. Është nga dosjet që nuk ka më afat hetimor, duhet të jetë drejt fundit dhe duhet të konkludohet.

Klodiana Lala: Ka patur denoncimin nga zoti Basha dhe ka patur etiketim të zotit Balla. Por duhet thënë se kush janë pronarët e parave. Ka një trajektore të madhe që erdhën. Në vitin 2020, një shtetas italo-gjerman pretendonte se i kishte dhënë borxh këto para për investime. Ishin blerë në ato kohë pronat e familjes Vrioni.

Ai personi që u hetua, rezultonte pronar i kompanie diamantesh vetëm për 1 muaj dhe nuk mund të kishte 3.4 milionë euro cash. Diçka brenda institucioneve kishte ndodhur. Prokuroria të na tregojë, kush janë pronarët e parave, ky është thelbi. Nëse kuptohen dhe zbulohen, kuptohen pastaj se ku janë përdorur. Pastaj se cilat janë lidhjet. Të mbetesh te katër persona, ku vetëm një është arrestuar, hetimi i Toyota Auris mbetet vetëm aty.

klodiana lala toyota yaris

Sondazh

Poll