Politike

Hysko dhe Brahimaj, investitorë strategjikë në Lukovë/ Omonia: Rama u bëri ushtarëve të partisë se vet favorin e radhës! Vijon plani për grabitjen e pronave në Himarë

Në lidhje me këtë vendim, Omonia në reagimin e saj i ka cilësuar dy investitorët si “hajdutet strategjikë". Më tej në reagim thuhet se kryeministri, Edi Rama u bëri ushtarëve të partisë së vet favorin e radhës. Më tej theksohet se shpërndarja e pasurive publike me vlera të paçmueshme janë prova se plani për grabitjen e pronave në Himarë është në vijim.

14 Nëntor 2024, 21:21 Nga N.F

Hysko dhe Brahimaj, investitorë strategjikë në Lukovë/

Turjan Hysko dhe Hekuran Brahimaj

LUKOVË- Bashkimi demokratik i minoritetit grek, Omonia ditën e sotme ka dalë me një reagim në lidhje me shpalljen e Turjan Hyskos dhe ish-nënkryetarit të bashkisë Vorë, Hekuran Brahimaj si investitorë strategjikë në Himarë. Dy kompani në pronësi të Hekuran Brahimaj dhe Turjan Hysko do të marrin 77 mijë metër katrorë tokë shtetëtore falas në bregdetin e Lukovës për të ndërtuar aty hotele dhe një fshat të madh turistik. 

Në lidhje me këtë vendim, Omonia në reagimin e saj i ka cilësuar dy investitorët si “hajdutet strategjikë". Më tej thuhet se kryeministri, Edi Rama u bëri ushtarëve të partisë së vet favorin e radhës. Më tej theksohet se shpërndarja e pasurive publike me vlera të paçmueshme janë prova se plani për grabitjen e pronave në Himarë është në vijim. Gjithashtu Omonia shprehet se ky vendim tregon se çfarë ka ndodhur 2 vitet e fundit me Bashkinë Himarë. Sipas tyre kjo nuk ishte rastësi por konsiparcion mafioz në favor të oligarkise partiake që Rama po formëson në Shqipëri. Sipas tyre, ky vendim është prova e rradhës se përse u vodh 2 herë mandati i kryebashkiakut të Himares dhe përse Rama emëroi Tavo në Bashki të cilin Omonia e quajti kukull të kryeministrit.

Reagimi i plotë i Omonias

KOMITETI I INVESTIMEVE STRATEGJIKE
V E N D I M NR. 9 , DATË 23 / 07 /2024

PËR MIRATIMIN E STATUSIT “INVESTIM/INVESTITOR STRATEGJIK PROCEDURË E VEÇANTË” PËR PROJEKTIN E INVESTIMIT “ATARA RESORT & VILAS” ME SUBJEKTE APLIKUESE LUKOVA BAYSIDE HOTEL & SPA SHPK NUIS M11906023S DHE TO27 CONSTRUCTION SHPK NUIS M32306003.

Ky eshte vendimi me te cilin Edi Rama i dhuron vellait te Elio Hysko, Kryetar i FRESH te PS Turjan Hysko dhe ish kryebashkiakut të Vores Hekuran Brahimaj 77 mijë metër katrorë tokë shtetrore falas në bregdetin e Lukovës për të ndërtuar aty hotele dhe një fshat të madh turistik. Pavaresisht se “hajdutet strategjike “ sikunder del qarte edhe nga vendimi nuk kane saktesuar akoma parcelat ku do te ndertohet fshati turistik dhe nuk kane asnje negociate te perfunduar me pronaret autoktone te Lukoves, Rama , sic e ka zakon, u beri ushtareve te partise se vet favorin e rradhes dhe faktin e kryer me pronat qe su leshon certificate.


Shperdarja e pasurive publike me vlera te pa cmueshme, tokave, plazheve dhe marrja e prones nepermjet vendimeve faktike pronareve te ligjshem, jane prova se plani per grabitjen e pronave ne Himare dhe Bregdet eshte ne vijim dhe se c fare ka ndodhur keto 2 vitet e fundit me Bashkine Himare nuk ishte rastesi por konsiparcion mafioz ne favor te oligarkise partake qe Rama po formeson ne Shqiperi. Ky vendim eshte prova e rradhes se perse u vodh 2 here mandati i Kryebashkiakut te Himares dhe perse Rama emeroi kukullen Tavo ne Bashki .

Ky vendimi eshte gjithashtu prova qe Rama do te shperbeje kompaktesine demografike, fetare dhe social kulturore te Himares me qellim qe pronat stergjyshore te Lukovioteve, Nivicioteve, Himarioteve, Borshioteve tua zhvase me lloj lloj skemash e marifetesh e tua dhuroje “Hekuraneve dhe Turjaneve “te partise se vet qe po instalohen ne bregdet si pronare fantazme.

Lukoviote, reagoni sa s eshte vone! Po reaguat ju, Hekurani dhe Turjani skane per ta gezuar kete peshqesh te Rames! Te gjithe ne ndihme te njeri tjetrit! Himara eshte nje! Himara jeni ju! Asnje cm per hajdutet!

omonia rama hekuran brahimaj

Sondazh

Poll