Politike

“Mund ta shpik palestrën edhe në 15 m2″, Meta flet nga burgu: Dita ime është e mbushur kryesisht me lexime

Meta në një intervistë për emisioni Now në Euronews Albania, nga burgu 313 tha se me vullnetin që ka mund të shpikë palestrën edhe brenda hapësirës së vogël të qelisë.

14 Nëntor 2024, 21:26 Nga E. D
“Mund ta shpik palestrën edhe në 15 m2″, Meta flet nga
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ka preferuar të qëndrojë te 313 dhe jo në një burg ku ndoshta kushtet mund të ishin më të mira, për të qenë pranë familjes dhe miqve. Meta në një intervistë për emisioni Now në Euronews Albania, nga burgu 313 tha se me vullnetin që ka mund të shpikë palestrën edhe brenda hapësirës së vogël të qelisë. Gjithashtu ai u shpreh se dita e tij është e mbushur kryesisht me lexime, shënime, kujtime dhe me letra që u shkruan kolegëve, miqve dhe të afërmve. 

“Dua të jem pranë prindërve, motrës dhe fëmijëve. Nuk dua të “lodh” shumë edhe avokatin meqenëse edhe ju e kërkoni nëpër studio. Por dua të jem edhe sa më pranë drejtuesve të Partisë së Lirisë. Për sa i takon palestrës e kam thënë edhe më parë se një njeri që s’ka vullnet edhe po të flejë në palestrën më të mirë mund të mos bëjë asgjë. Ndërsa ai që ka vullnet e shpik “palestrën” edhe në 15m2…Dita ime është e mbushur kryesisht me lexime, shënime, kujtime dhe me letra që u shkruaj kolegëve, miqve e të afërmve dhe po kështu duke lexuar letrat e tyre. Po qëndroj vetëm, por nuk ndihem vetëm. Ndërkohë bëj ushtrime të ndryshme stretching, etj”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll