Politike

A do të merret administrata e re e SHBA-së me dosjen e tij? Berisha: Nuk kam dyshim se po, ata nuk do ta pranojnë grushtin e shtetit që i është bërë opozitës këtu

Berisha tha se marrëdhëniet e PD me presidentin Trump do të jenë normale.

14 Nëntor 2024, 21:11 Nga r.ll
A do të merret administrata e re e SHBA-së me dosjen e tij? Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se SHBA nënqeverisjen e presidentit të zgjedhur, Donald Trump nuk do ti pranojnë padrejtësitë që i janë bërë opozitës në Shqipëri. 

I ftuar në "Çim Peka Live", Berisha tha se marrëdhëniet e PD me presidentin Trump do të jenë normale. Më tej shtoi se PD ishte ndër të paktat forca në Europë që mbështeti republikanët dhe Trump. 

I pyetur nëse mendon se do të merret administrata e re e SHBA-së me dosjen e tij, lideri i opozitës tha se nuk ka dyshime se kjo do të ndodhë.

Pjesë nga intervista: 

Berisha: SHBA nën qeverisjen e Donald Trump nuk do ta pranojnë grushtin e shtetit që i është bërë opozitës në Shqipëri. Marrëdhëniet e PD me presidentin Trump do të jenë normale. Jemi ndër më të paktat forcat politike në Europë që kemi mbështetur republikanët dhe Donald Trump. Ne jemi të hapur për bashkëpunim edhe me vendet e tjera. Kemi vetëm një qëllim: Shqipëria ne BE. Vendet europiane kanë një meritë, sepse refuzuan ti bashkohen vendimit të DASH. Sepse e konsideruan vendim që ndihmonte Edi Ramën. Mbetet një problem me Britaninë e Madhe, me të cilin jam në process gjyqësor.

Pyetje: A do të merret administrata e re me dosjen e Berishës?

Berisha: Qeveria e SHBA nën qeverisjen e Trumpo do ti japë përgjigjen e duhur kësaj praktike puciste. Nuk kam dyshim se kjo do të ndodhë. Pasi sanksionuan Berishën i çuan dokumentet në Thesar dhe aty u gjet Edi Rama.

Pyetje: Departamenti i Thesarit ka refuzuar t’ju fuse në listën e zezë?

Berisha: Absolutisht.

 

sali berisha donald trump

Sondazh

Poll