Bota

Për herë të parë, Bashkimi Europian financon blerjen e përbashkët të armëve nga buxheti i unionit

Sipas raportimeve, pjesa më e madhe e armëve është e destinuar për Ukrainën.

14 Nëntor 2024, 18:22 Nga r.ll
Për herë të parë, Bashkimi Europian financon blerjen e
foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka njoftuar sot se ka financuar, për herë të parë, blerjen e përbashkët të armëve për 27 vendet e unionit. Sipas raportimeve, pjesa më e madhe e armëve është e destinuar për Ukrainën.

BE-ja ka financuar tashmë blerjet e armëve për të ndihmuar Kievin, por e bëri këtë jashtë buxhetit të saj falë një mjeti financimi për këtë qëllim.

"Kjo është hera e parë që ne po përdorim buxhetin e BE-së për të mbështetur vendet anëtare në tregun e përbashkët të armëve," tha në një deklaratë nënpresidentja e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager.

BE-ja ka investuar 200 miliardë euro për të ndihmuar rreth 20 vende anëtare të blejnë pajisje të mbrojtjes ajrore, forca të blinduara dhe municione, shumica e të cilave do të shkojnë në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Që kur filloi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt 2022, BE-ja është përpjekur të forcojë industrinë e saj të mbrojtjes dhe aftësinë e saj për të ndihmuar Kievin.

Ajo ka ngritur gjithashtu një mekanizëm ndihme financiare për blerjen e municioneve nga "blloku" dhe kishte premtuar se do të dërgonte të paktën një milion predha artilerie në Ukrainë deri në fund të marsit 2025. Ky synim do të arrihet përfundimisht para fundit të vitit, premtoi kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

bashkimi europian

Sondazh

Poll