Bota

Një burrë me eksploziv në trup tentoi të hynte në Gjykatën e Lartë, lënda plasëse shpërtheu para se të futej në objekt, humb jetën autori në Brasilia

Mësohet së shpërthimi ndodhi para se ai të futej në gjykatë, e cila rezultoi fatale për autorin. Viktima nuk është idenifikuar ende ndërsa ngjarja u cilësua nga autoritetet si një sulm i dështuar.

14 Nëntor 2024, 17:35 Nga N.F
Një burrë me eksploziv në trup tentoi të hynte në
Pamje nga vendi i ngjarjes

BRAZIL- Një burrë i lidhur me eksploziv u përpoq të hynte në ndërtesën e Gjykatës së Lartë në Brasilia. Mësohet së shpërthimi ndodhi para se ai të futej në gjykatë, e cila rezultoi fatale për autorin. Viktima nuk është idenifikuar ende ndërsa ngjarja u cilësua nga autoritetet si një sulm i dështuar.

"Ky shtetas iu afrua Gjykatës së Lartë Federale, u përpoq të hynte, dështoi dhe pati një shpërthim para hyrjes," tha për shtypin guvernatori i Brasilia Celina Leau.


Policia federale tha se kishte filluar një hetim mbi "sulmet" ndaj Gjykatës së Lartë, pa dhënë më shumë detaje. Burri u gjet i vdekur para institucionit më të lartë gjyqësor të Brazilit pas dy shpërthimeve të fuqishme, të cilat çuan në evakuimin e nxituar të të gjithë atyre që ishin në ndërtesë.

“Ne mund të konfirmojmë se ka një trup përpara Gjykatës Supreme Federale”, tha një zëdhënës i policisë federale për AFP.

Më herët, me një njoftim për shtyp të publikuar nga Gjykata e Lartë, thuhej se janë dëgjuar dy shpërthime të forta dhe gjyqtarët, si gjithë stafi, janë larguar me nxitim nga pallati për masa paraprake.

shperthim me eksploziv ne brazil viktime

Sondazh

Poll