Bota

Ishte fshehur në kontejnerin me banane, kapet kokaina me vlerë 2.3 mln euro në portin e Pireut

Policia greke bën të ditur se kokaina e ardhur nga një vend i Amerikës së Jugut me destinacioni Pireun ishte fshehur në një kontenier me banane.

14 Nëntor 2024, 17:37 Nga E. D
Ishte fshehur në kontejnerin me banane, kapet kokaina me vlerë 2.3
kokaina e sekuestruar

GREQI- Një sasi lënde narkotike kokainë me vlerë 2.3 milionë euro është sekuestruar në portin e Pireut në Greqi. Policia greke bën të ditur se kokaina e ardhur nga një vend i Amerikës së Jugut me destinacion Pireun ishte fshehur në një kontenier me banane.

Në veçanti, inspektorët e Doganës së 3-të të Pireut, pasi kanë kryer analizën lokale të rrezikut, duke përdorur një algoritëm, kanë sekuestruar kontejnerin e dyshimtë.

Gjithashtu më pas janë gjetur dhe sekuestruar nga inspektorët doganor 50 pako me lëndë narkotike kokainë me peshë bruto rreth 51 kg. Për operacionin ka patur një aksion të koordinuar të AADE-së me NënDrejtorinë e Prokurorisë së Narkotikëve pranë Drejtorisë së Krimit të Organizuar, Rojet Bregdetare dhe SDOE Atikë.

policia greke

Sondazh

Poll