Bota

Elon Musk sërish në telashe/ Reporterët pa Kufij padit "X" për shpifje dhe dezinformim

Gjithashtu RSF depozitoi një ankesë në Komisionin Evropian, i cili nisi një hetim zyrtar kundër rrjetit "X".

14 Nëntor 2024, 17:05 Nga E. D
Elon Musk sërish në telashe/ Reporterët pa Kufij padit
Elon Musk

SHBA- Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij (RSF), viktimë e një fushate dezinformimi në platformën "X" (ish Twitter), njoftoi se ka ngritur një padi kundër mediave sociale të Elon Musk. RSF po padit kompaninë e Musk për shpifje, shpërndarje të lajmeve të rreme, imitim dhe vjedhje identiteti. 

Në qendër të polemikave është një video e zbuluar në fund të gushtit, ku tregon RSF-në si autorin e një hetimi të supozuar mbi prirjet naziste të ushtrisë ukrainase. Në mesin e shtatorit, organizata zbuloi sesi shteti rus e pastronte këtë informacion të rremë që qarkullonte kryesisht në "X" dhe Telegram, duke tërhequr gjysmë milioni shikime në atë kohë. Por siç raportohet “X” nuk e ka hequr përmbajtjen shpifëse

"Asnjë nga kërkesat tona nuk rezultoi në heqjen e përmbajtjes shpifëse të organizatës sonë," thotë RSF. 

Gjithashtu RSF depozitoi një ankesë në Komisionin Evropian, i cili nisi një hetim zyrtar kundër rrjetit "X". Ndërkohë sot gazeta spanjolle La Vanguardia njoftoi se nuk do të publikojë më përmbajtjet e saj në këtë rrjet dezinformimi, kjo vjen një ditë pasi britanikja The Guardian shpalli një vendim përkatës.

Po ashtu në fillim të kësaj jave edhe gazetat franceze si Le Figaro, Le Monde dhe Le Parisien, si dhe AFP, njoftuan se po ndërmerrnin veprime ligjore kundër platformës së Elon Musk për përdorimin e përmbajtjes së tyre pa pagesë.

elon musk rsf

Sondazh

Poll