Bota

Miqësia e tyre bëhet virale/ Trump dhe Musk këndojnë "God Bless America" (VIDEO)

Presidenti i zgjedhur dhe Musk u panë të mërkurën duke kënduar këngën klasike patriotike "God Bless America" ​​në një festë në Mar-a-Lago, Florida.

14 Nëntor 2024, 18:03 Nga E. D
Miqësia e tyre bëhet virale/ Trump dhe Musk këndojnë
Donald Trump, Chris Mazio, Elon Musk

FLORIDA-  Miqësia e Donald Trump me Elon Musk duket se po bëhet gjithnjë e më e fortë. Njeriu më i pasur në botë ishte një nga mbështetësit më të zjarrtë të kandidatit republikan, dhe për këtë ai u shpërblye me një ministri të efikasitetit të qeverisë së re.

Presidenti i zgjedhur dhe Musk u panë të mërkurën duke kënduar këngën klasike patriotike "God Bless America" ​​në një festë në Mar-a-Lago, Florida. Gjithashtu atyre iu bashkua këngëtari i operës Chris Mazio.

Më herët të mërkurën, Trump ishte në Uashington ku u takua me Presidentin Biden në takimin zyrtar të presidentit në largim me presidentin e zgjedhur. Në vitin 2020, kur Trump ishte presidenti dhe Biden i zgjedhuri, ai nuk ishte takuar me atë që fitoi zgjedhjet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Wall Street Journal (@wsj)

donald trump elon musk chris mazio

Sondazh

Poll