Bota

Sulmet izraelite godasin ndërtesat e banimit në periferi të Damaskut, humbin jetën 15 persona, plagosen 16 të tjerë

Njëra ndërtesë e bombarduar ndodhej në lagjen Maze dhe tjetra në Kunchaya, në perëndim të kryeqytetit. Radioja ushtarake e Izraelit tha se sulmi në Damask kishte në shënjestër objektet qendrore dhe asetet e tjera të asaj që e përshkroi si grupi militant palestinez, Xhihadi Islamik.

14 Nëntor 2024, 17:11 Nga N.F
Sulmet izraelite godasin ndërtesat e banimit në periferi
Damask

DAMASK- 15 persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën sot në sulmet izraelite që goditën ndërtesat e banimit në periferi të Damaskut. Lajmin e njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar një burim ushtarak sirian. Njëra ndërtesë e bombarduar ndodhej në lagjen Maze dhe tjetra në Kunchaya, në perëndim të kryeqytetit. Radioja ushtarake e Izraelit tha se sulmi në Damask kishte në shënjestër objektet qendrore dhe asetet e tjera të asaj që e përshkroi si grupi militant palestinez Xhihadi Islamik.


Izraeli ka nisur sulme kundër objektivave të lidhura me Iranin në Siri prej vitesh, por i ka shtuar sulmet e tij që nga 7 tetori 2023. Komandantët e Hezbollahut të Libanit dhe Gardës Revolucionare të Iranit, me bazë në Siri, dihet se banojnë në distriktin Mazeh, sipas banorëve që u larguan pas sulmeve të fundit që vranë oficerët e Hezbollahut dhe Gardës. Komplekset e apartamenteve në Mazeh janë përdorur në të kaluarën nga autoritetet për të strehuar liderët e fraksioneve palestineze, duke përfshirë Hamasin dhe Xhihadin Islamik.

sulme izraelite ne damask humbin jeten 15 persona

Sondazh

Poll