Sport

Morata: "Ishte një frikë e madhe, por… tani dua të luaj kundër Danimarkës"

Sulmuesi kuqezi dhe kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, i kaloi pozitivisht të gjitha testet mjekësore

14 Nëntor 2024, 14:01 Nga DOSJA

Morata: "Ishte një frikë e madhe, por… tani dua të

SPANJE - I shpërblyer nga Marca me çmimin ‘Zarra’, si golashënuesi më i mirë në La Liga 2023-2024, Alvaro Morata është rikthyer të flasë për dëmtimin e tij në kokë që e bëri të humbasë ndeshjen e fundit para pushimit me Milanin.

Një dëmtim që e detyroi atë të kalonte edhe disa orë në spital. Megjithatë, tani gjithçka duket se ka marrë fund (mjekët kanë dhënë OK), aq sa sulmuesi iberik mund të jetë në fushë dhe mund të luajë që nga minuta e parë në ndeshjen e radhës të ‘Furisë së Kuqe’ në Nations League. 

"Faleminderit Zotit që e gjitha ishte një frikë, do të filloj të shënoj përsëri me kokë, - janë fjalët e Alvaro, protagonistit të madh ndaj Real Madridit në Bernabeu javën e kaluar. - Tani gjithçka është në rregull, shpresoj të luaj ndaj Danimarkës tashmë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll