Sport

Stuhia DANA alarmon Suedinë, nordikët largohen shpejt drejt Stokholmit...

Delegacioni nordik mori alarmin e kuq të martën mbrëma në Marbella…

14 Nëntor 2024, 13:00 Nga DOSJA

Stuhia DANA alarmon Suedinë, nordikët largohen shpejt drejt

SPANJE - Pas valës së shkatërrimit që shkaktoi në Komunitetin e Valencias, stuhia DANA, vazhdon të shkaktojë dëme, ndonëse në një masë më të vogël, në rajonin bregdetar të Spanjës.

Tani, në orët e fundit, qyteti i Marbella, ku kombëtarja e Suedisë kishte zbarkuar për t'u stërvitur për Nations League, u gjend në alarm të kuq për shkak të shiut të dendur, siç zbuloi sulmuesi nordik, Alexander Isak, në një konferencë për shtyp.

Sipas shtypit suedez, delegacioni ka marrë mesazhe nga Mbrojtja Civile të martën në mbrëmje dhe vendimi i trajnerit Jon Dahl Tomasson, pas takimit me strukturën përkatëse, ka qenë që të anulojë stërvitjen këtë të mërkurë, por edhe nesër në mëngjes.

"Sigurisht që ishim të shqetësuar. Pamë se çfarë ndodhi së fundmi në qytete të tjera të Spanjës... Duhej të ndryshonim planet tona",- u tha Isak gazetarëve, të cilët në shkrimet e tyre kujtuan se zgjedhja për jugun e vendit iberik ishte zgjedhur pikërisht për shkak të motit të mirë.

Suedia do të përballet me Sllovakinë në Grupin C1 të shtunën, në Solna, duke u rikthyer në fushë në të njëjtin vend, por të martën, më datë 19, kundër Azerbajxhanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll